Stadiumi i ri, kryeministri Rama flet për kullën pranë tij: Ja arsyet
Tiranë, 29 prill 2016, NOA.al- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me ndërtimin e një kulle te stadiumi i ri “Qemal Stafa”.
Duke folur sot në Këshillin Kombëtar të Territorit ku u prezantua “Kompleksi i Ri i Stadiumit Kombëtar”, ai tha se kulla te stadiumi ka bashkëjetuar qysh në fillim vitet e shekullit të kaluar dhe e cilësoi të pakonceptueshme fobinë ndaj saj.
Ai deklaroi se projekti me kullë daton që para Luftës së Dytë Botërore dhe se plot stadiume të gjeneratës së fundit kanë edhe kullën si element, ndërkohë që siguroi se kulla nuk është për të fituar metra katrorë.
“Do të isha i lumtur sikur të bënim ne të parën kullë, pavarësisht gjithë baltës dhe keqkuptimeve. Por nuk është e para. Kullat dhe stadiumi kanë bashkëjetuar qysh në vitet e para të shekullit të kaluar. Mjafton të shohësh stadiumin aktual të Firences me kullën e vjetër të ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore, plot e plot stadiume të gjeneratës së fundit që kanë kullën si element”, deklaroi Rama.
Sipas kreut të qeverisë, kulla është një element i kërkuar me këmbëngulje nga arkitekti italian dhe studioja si elementi ikonik i projektit të stadiumit të ri që reflekton qoftë kulturalisht raportin e arkitektit me traditën në tërësi dhe me ansamblin në fjalë në veçanti dhe i jep stadiumit një shenjë domethënëse dhe tërheqëse si pjesë të vetën.
Ai shtoi më tej se stadiumi sot vlerësohet të kushtojë 50 milionë euro dhe siç tha ai, punimet me siguri mund të kërkojnë dhe financim shtesë, siç ndodh zakonisht.
“Nga kush presin këta teologë të ndërtohet stadiumi? Nga qeveria, buxheti? Kurrën e kurrës! I pamundur! Nga federata? E pamundur! E vetmja mundësia është ajo që i drejtohen qeveri shumë më të pasura se e jona, partneritetit publik- privat, ku një kompani e verifikuar me procedura të rregullta nga FSHF dhe FSHF hyn në partneritet, dhe kompania investon 40 milionë euro”, u shpreh kreu i qeverisë.
Rama bëri me dije se projekti shkoi në UEFA para se të miratohej në KKT dhe se përfaqësuesi i saj dha vlerësim maksimal për projektin.
Madje ai citoi befasinë e përfaqësuesit të UEFA, për të ndërtuar një projekt të tillë të cilin e cilësoi si ndër më të bukurit në botë
PD: Rama zbuloi planin korruptim, qendër tregtare të stadiumi “Qemal Stafa"
-

No comments:
Post a Comment