Lidhjet dhe ndarjet më të bujshme të VIP-ave shqiptarë gjatë 2016-ës
Jeta private e yjeve të showbiz është gjithmonë në fokus të adhuruesve dhe mediave. Përgjatë këtij viti kanë qenë të shumta historitë që kanë pushtuar kopertinat dhe vëmendjen e të gjithëve, romanca të reja, ndarje, rikthime dhe histori të përfolura, por të pakonfirmuara nga protagonistët. Revista Class sjell një përmbledhje të lidhjeve e ndarjeve më të bujshme dhe historive më të përfolura të showbiz.
Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha - Në një rrëfim të sinqertë dhe të ndjerë, Çiljeta Xhilaga ka pranuar ndarjen nga partneri i saj Chris, me të cilin ka edhe një fëmijë, djalin e tyre Fernando. Këngëtarja ka treguar në Prill të këtij viti se lidhja e tyre nuk mund të funksiononte për shkak të distancës. Megjithatë, ajo kishte thënë se ruanin raporte të mira për shkak të djalit. Në nëntor, pasi kishin disa muaj që përfliteshin, Çili, siç e thërrasin miqtë pranoi më në fund se kishte nisur një romancë të re me futbollistin Alban Hoxha. Çiljeta ka pranuar se është e dashuruar me portierin e Partizant dhe më shumë se çdo gjë dashuron sytë e tij. Ky i fundit, ndonëse diskret, deklaroi në media se ishin njohur me këngëtaren prej fëmijëve.

Era Istrefi dhe Faton Shoshi - Që në fillim të karrierës së saj, Era Istrefi ka refuzuar të flas për jetën e saj private. Megjithatë, insistimit të gazetarëve këngëtarja i është përgjigjur: Jam single. Por, gjërat ndryshuan në maj të këtij viti, kur u zbulua se këngëtarja që po korrte sukses edhe në botë ishte në një romancë me menaxherin e saj Faton Shoshi. Pak javë më pas, Era e pranoi publikisht lidhjen. Gjatë intervistës në radion franceze “Cauet sur NRJ”, ku edhe ka performuar “live”, pyetjes së gazetarit nëse ishte e dashuruar Era iu përgjigj shkurt, “Po, jam në një lidhje dhe jam shumë e lumtur”.
Fjolla Morina dhe biznesmeni - Pavarësisht përpjekjeve për t’u “fshehur”, Fjolla Morina nuk ka arritur ta mbajë larg vëmendjes së medias dhe fansave jetën e saj romantike. Këngëtarja e njohur është diskutuar gjatë për ndarjen nga ish-partneri i saj dhe babai i vajzës së dytë Alayah, biznesmeni Flamur Azemi, për të cilin në janar të këtij viti tregoi historia nuk ishte mbyllur në mënyrën më civile të mundshme. Megjithatë, Fjolla e la të shkuarën pas kur nisi një lidhje të re, sërish me një biznesmen nga Kosova, por që të cilin nuk e bëri kurrë publik. Megjithatë, ajo e ka pranuar romancën duke thënë se, “Jam shumë njeri me fat që jam takuar me një njeri shumë të mirë, edhe Alayah është shumë me fat”. Kohëve të fundit, këngëtarja përflitet se është ndarë edhe nga i dashuri i fundit.
Soni Malaj dhe Klevi - Martesa e saj me Mirkon, me të cilin ka edhe vajzën Anna është diskutuar gjatë në media. Soni Malaj dhe Mirko konsideroheshin si çifti i përkryer, derisa këngëtarja kërkoi divorcin. Lajmi i surprizoi të gjithë, por pak muaj më pas Soni Malaj gjeti ngushëllimin në krahët e një mashkulli tjetër, me të cilin nuk e lidh muzika por pasioni për palestrën. Soni dhe Klevi shpallën fejesën publikisht, ndërsa u shfaqën së bashku edhe në inagurimin e biznesit të tyre të përbashkët.
Angela Martini dhe Dragos Savulescu - Angela Martini është një nga vajzat më të përfolura të shoëbiz. Modelja e njohur shqiptare është diskutuar shpesh për lidhjet e saj të shkurtra me personazhe të famshëm, shqiptar dhe të huaj, por edhe për dëshirën e saj për vëmendje. Sidoqoftë, kohëve të fundit Angela duket se ka gjetur dashurinë. Pushime luksoze, udhëtime, pasion e ndjenjë duket se modelja me origjinë nga Shkodra ndan me biznesmenin Dragos Savulescu. Modelja dhe milioneri rumun kanë bërë edhe një tatuazh të përbashkët për të treguar dashurinë ndaj njëri-tjetrit.
No comments:
Post a Comment