Tuesday, December 6, 2016

"E doja 18-vjecaren shtatzene, por mu lut t'ia prisja koken", Monstra e Durresit rrefehet per krimin makaber



"E doja 18-vjecaren shtatzene, por mu lut t'ia prisja koken", Monstra e Durresit rrefehet per krimin makaber

Katër vite nga vrasja makabre në Durrës e 18-vjeçares Aishe Vata, e cila ishte dhe në muajin e 3 të shtatzënisë, autori i krimit, Shaban Norja, i cilësuar si “Monstra e Durrësit” rrëfen peshën e madhe të dhimbjes dhe pendesës për ngjarjen. Në një intervistë në “NEWS 24” për emisionin ‘Studio e Hapur’, 84-vjeçari, i cili është dënuar me 25 vite heqje lirie pohon se ishte vet Aishja ajo që e luti ta vriste, pasi nuk pranonte që të abortonte. Madje, i moshuari, preket teksa flet se vajzën e donte shumë. Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi në 9 tetor në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, ndërsa vrasja u zbulua në 11 tetor. 18-vjeçarja kishte mbi dy ditë që nuk shkonte në shtëpi dhe për këtë arsye familjarët njoftuan policinë. Ditën e tretë të zhdukjes së saj, policia gjeti rreth 500 metra larg banesës së Shaban Norjas trupin e 18-vjeçares të cilës i ishte prerë kokën. Pak ditë më pas u arrestua i moshuari, i cili në polici tregoi edhe vendndodhjen e kokës. Ai pranoi në këtë mënyrë vrasjen dhe historinë që kishte me viktimën. Prokuroria në sallën e gjyqit mes provave të shumta paraqiti edhe analizat e AND-së që vërtetonin se ishte pikërisht 80-vjeçari (kur kreu krimin) që ishte babai i foshjes së palindur. Sipas prokurorit, vrasja u planifikua nga autori për 3 javë me rradhë. Gjykata e Durrësit e dënoi të moshuarin me burgim të përjetshëm por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim iu konvertua në 25 vite heqje lirie.
INTERVISTA
Ju jeni dënuar nga drejtësia shqiptare 4 vite më parë për vrasjen e një vajze të re..Jeni penduar për këtë gjë?
Si nuk jam penduar! Kur e kam vrarë kam thënë çfarë bëra unë. Si ma mbushi mendjen ajo mua ‘më vrit ti mua që të shkoj në xhehenet’. Jam çuditur. Tre netë dhe tre ditë ajo më ka marrë mua mbi 18 herë në telefon. S’kam fjetur gjumë fare.
A kishit ju një lidhje me Aishen?
Po.
Sa kishit?
Gjatë 3 muajsh apo 4 muaj.
Ku takoheshit?
Tek baçja ime. E kisha baçen e madhe.
Është folur në atë kohë që Aishja ishte shtatzënë?
Po po ishte shtatzënë. Ishte 3 muajshe.
Ishit ju baba i fëmijës?
Po pra. Nuk pranonte që të abortonte fëmijën për arsye se thoshte ‘nuk e vret nëna fëmijën’.
Ju ia kërkuat që të abortonte?
Po pra. Doja ta zhdukja këtë punë. Nuk pranonte kurrë.
Pse ia kërkuat? Nuk donit që të vazhdonte lidhja?
Nuk doja unë. Më vinte zor. Biles doja që ta ndërprisja lidhjen.
Kush kërkoi ta ndërpriste lidhjen?
Unë kërkova që ta ndërprisnin lidhjen.
Dhe çfarë ndodhi në këto momente?
Ndodhi ajo që ndodhi. Ajo thoshte nuk e abortojë fëmijën. Këmbëngulte ‘nëna nuk aborton fëmijën’.
Ju donit që ta hiqnit?
Doja që ta hiqte, pasi dhe ajo mos të bëhej me fjalë. Biles ajo mos të bëhej me fjalë. Ajo nuk pranoi që të abortonte.
Të kërkonte që të martoheshit?
Jo asnjëherë.
Thjesht refuzoi të abortonte fëmijën…
Po ashtu.
Dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi…
Ndodhi ajo që ndodhi.
E doje Aishen?
Sigurisht. Të them jo do të rrej. E doja kaq shumë sa nuk e ke idenë. Ndaj i thosha, që ‘më mirë abortojmë fëmijën dhe vazhdojmë’. Këmbënguli: “o më vrit o s’ka”.
A ka pasur grindje mes jush?
Asnjëherë nuk kemi pasur debat. Ndaj dhe më vjen keq. Ajo vinte duke qeshur dhe duke folur tek unë.
Ju ishit i ndërgjegjshëm? Pasi ishit burrë në moshë dhe ajo një vajzë e re…
Të thash pra, ai ishte gabim, ishte i imi. Kjo që ka ndodh iku tani, mua më vjen keq. Dhe për nënën e saj. (Qan) Kur e vret tjetrin duhet të revoltohesh. Por unë jo. Ndaj më vjen keq. Më vjen shumë keq biles. (Qan).
Vinë fëmijët t’jua takojnë në burg?
Po.
S’ju kanë mbajtur mëri për ngjarjen?
Jo jo. Jo vetëm fëmijët e mi, por dhe lagja më ka ardhur të më takojë. Edhe njerëz që kam pasur muhabet. Nuk e di se pse e bëra. Nuk kam rrahur as një fëmijë. Një kalama nuk kam rrahur. Gjeta dy fëmijë duke marrë hurma, dhe ata u frikësuan se do i rrija. Unë i mora dhe i këshillova që kur të piqen do ju jap nga një arkë.
Sherre me ju ka pasur?
Asnjëherë.
Edhe kur ajo nuk refuzonte të abortonte?
Asnjëherë. Unë doja ta bindja jo që të kishte grindje. Por nguli këmbë dhe thoshte ‘Nuk e vret nëna fëmijën. Më vrafsh ti mua. Po të më vrasë baba do shkoj në xhehenem, po të më vrasësh ti do shkoj në xhenet./balkanweb




Monday, December 5, 2016

Lidhjet dhe ndarjet më të bujshme të VIP-ave shqiptarë gjatë 2016-ës




Lidhjet dhe ndarjet më të bujshme të VIP-ave shqiptarë gjatë 2016-ës



Jeta private e yjeve të showbiz është gjithmonë në fokus të adhuruesve dhe mediave. Përgjatë këtij viti kanë qenë të shumta historitë që kanë pushtuar kopertinat dhe vëmendjen e të gjithëve, romanca të reja, ndarje, rikthime dhe histori të përfolura, por të pakonfirmuara nga protagonistët. Revista Class sjell një përmbledhje të lidhjeve e ndarjeve më të bujshme dhe historive më të përfolura të showbiz.




Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha - Në një rrëfim të sinqertë dhe të ndjerë, Çiljeta Xhilaga ka pranuar ndarjen nga partneri i saj Chris, me të cilin ka edhe një fëmijë, djalin e tyre Fernando. Këngëtarja ka treguar në Prill të këtij viti se lidhja e tyre nuk mund të funksiononte për shkak të distancës. Megjithatë, ajo kishte thënë se ruanin raporte të mira për shkak të djalit. Në nëntor, pasi kishin disa muaj që përfliteshin, Çili, siç e thërrasin miqtë pranoi më në fund se kishte nisur një romancë të re me futbollistin Alban Hoxha. Çiljeta ka pranuar se është e dashuruar me portierin e Partizant dhe më shumë se çdo gjë dashuron sytë e tij. Ky i fundit, ndonëse diskret, deklaroi në media se ishin njohur me këngëtaren prej fëmijëve.





Era Istrefi dhe Faton Shoshi - Që në fillim të karrierës së saj, Era Istrefi ka refuzuar të flas për jetën e saj private. Megjithatë, insistimit të gazetarëve këngëtarja i është përgjigjur: Jam single. Por, gjërat ndryshuan në maj të këtij viti, kur u zbulua se këngëtarja që po korrte sukses edhe në botë ishte në një romancë me menaxherin e saj Faton Shoshi. Pak javë më pas, Era e pranoi publikisht lidhjen. Gjatë intervistës në radion franceze “Cauet sur NRJ”, ku edhe ka performuar “live”, pyetjes së gazetarit nëse ishte e dashuruar Era iu përgjigj shkurt, “Po, jam në një lidhje dhe jam shumë e lumtur”.



Fjolla Morina dhe biznesmeni - Pavarësisht përpjekjeve për t’u “fshehur”, Fjolla Morina nuk ka arritur ta mbajë larg vëmendjes së medias dhe fansave jetën e saj romantike. Këngëtarja e njohur është diskutuar gjatë për ndarjen nga ish-partneri i saj dhe babai i vajzës së dytë Alayah, biznesmeni Flamur Azemi, për të cilin në janar të këtij viti tregoi historia nuk ishte mbyllur në mënyrën më civile të mundshme. Megjithatë, Fjolla e la të shkuarën pas kur nisi një lidhje të re, sërish me një biznesmen nga Kosova, por që të cilin nuk e bëri kurrë publik. Megjithatë, ajo e ka pranuar romancën duke thënë se, “Jam shumë njeri me fat që jam takuar me një njeri shumë të mirë, edhe Alayah është shumë me fat”. Kohëve të fundit, këngëtarja përflitet se është ndarë edhe nga i dashuri i fundit.













Soni Malaj dhe Klevi - Martesa e saj me Mirkon, me të cilin ka edhe vajzën Anna është diskutuar gjatë në media. Soni Malaj dhe Mirko konsideroheshin si çifti i përkryer, derisa këngëtarja kërkoi divorcin. Lajmi i surprizoi të gjithë, por pak muaj më pas Soni Malaj gjeti ngushëllimin në krahët e një mashkulli tjetër, me të cilin nuk e lidh muzika por pasioni për palestrën. Soni dhe Klevi shpallën fejesën publikisht, ndërsa u shfaqën së bashku edhe në inagurimin e biznesit të tyre të përbashkët.












Angela Martini dhe Dragos Savulescu - Angela Martini është një nga vajzat më të përfolura të shoëbiz. Modelja e njohur shqiptare është diskutuar shpesh për lidhjet e saj të shkurtra me personazhe të famshëm, shqiptar dhe të huaj, por edhe për dëshirën e saj për vëmendje. Sidoqoftë, kohëve të fundit Angela duket se ka gjetur dashurinë. Pushime luksoze, udhëtime, pasion e ndjenjë duket se modelja me origjinë nga Shkodra ndan me biznesmenin Dragos Savulescu. Modelja dhe milioneri rumun kanë bërë edhe një tatuazh të përbashkët për të treguar dashurinë ndaj njëri-tjetrit.