Wednesday, June 15, 2016

Pse ishte në burg Baby G kur ishte në Britaninë e Madhe


Pse ishte në burg Baby G kur ishte në Britaninë e Madhe


Këngëtarja Baby G, është njëra nga emrat më të përfolur në mediat shqiptare, pasi gjatë intervistave pretendon se nuk di të flas mirë shqip, por në historinë e saj ka edhe skandale tjera me policinë dhe drejtësinë britanike.
Baby G, emri i së cilës është Gordana Kingji, në maj të viti 2015 kishte sulmuar një oficer policie në Britani, njofton teleskopi.net.
“Gordana Kingji, 19 vjeç, i Ellowes Road, Ulwt Gornal, është dërguar në burg për 16 javë dhe pezullohet për 12 muaj, për sulm ndaj një oficeri policie dhe pengimin e tyre në kryerjen e detyrës në Lower Gornal më 1 maj 2015.
Ajo gjithashtu, duhet të paguajë dëmshpërblim prej £ 50, një shtesë për viktimën prej £ 80 dhe £ 575 shpenzimet gjyqësore”, thuhet në vendimin e gjykatës.
LEXO EDHE  Rovena me pamje seksi edhe në hapjen e një lokali në Prishtinë (foto)
Me të njëjtin vendim gjyqësor është e dënuar edhe motra e saj, Magdena Kingji.
Teleskopi posedon edhe dokumentin e gjendjes civile të familjes Kingji që është me origjinë nga Kukësi, ku dëshmohet se Gordana apo tani Baby G dhe motra e saj, janë personat e dënuar.
Baby G (Gordana) nuk është promovuar vetëm në mediat e Kosovës, për “famën” e saj kishin shkruar edhe mediat britanike, por ato kanë raportuar për sulmin e saj ndaj policit dhe dënimin nga gjykata.
Ajo që të bënë të habitësh edhe më shumë është fakti se Baby G, në klipin e saj luan rolin policës, si duket ajo ishte duke bërë provat e klipit kur sulmoi policin.

No comments:

Post a Comment