Tuesday, June 21, 2016

Euro 2016 /Gjermani-Irlandë e Veriut dhe Turqi-Çeki vendosin fatin e Shqipërisë



Euro 2016 /Gjermani-Irlandë e Veriut dhe Turqi-Çeki vendosin fatin e Shqipërisë

Euro 2016 /Gjermani-Irlandë e Veriut dhe Turqi-Çeki vendosin fatin e Shqipërisë

Sot luhen ndeshjet e fundit në grupin B dhe C, çka përktheht se sot ëhstë dhe dita vendimtare për kombëtaren shqiptare, nëse do të vijojë të qëndrojë në Francë apo do të kthehet në Shqipëri.
Kuqezinjtë tanë do të qëndrojnë të gozhduar para ekraneve në pritje të një mrekullie nga Gjermania dhe të një suksesi të mundshëm ose barazimi të Turqisë.
Në grupin C
Gjermania me 4 pike luan ndeshjen e fundit me Irlandën e Veriut me 3 pikë dhe do të duhet të paktën një fitore 4-0 e gjermanëve që Irlanda të ketë një golavarazh më të keq se Shqipëria.
Ndërsa në ndeshjen tjetër duhet një fitore ose të paktën barazim i Polonisë me 4 pikë me Ukrainën që s’ka asnjë pikë.
Në grupin D
Spanja luan ndeshjen e fundit me Kroacinë dhe dy skuadrat kanë njëra 6 dhe tjetra 4 pikë. Sido që të dalë ky takim, nuk ka ndikim për Shqipërinë.
Me interes është ndeshja tjetër mes Cekisë që ka 1 pikë dhe Turqisë 0. Për Shqipërinë do të duhej një barazim i tyre në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq një fitore e Turqisë 1-0.

Denoncimi në “STOP”/Dhuna ndaj 3-vjeçarit, arrestohet administratorja e kopështit, Anjeza Shabani

Denoncimi në “STOP”/Dhuna ndaj 3-vjeçarit, arrestohet administratorja e kopështit, Anjeza Shabani

20/06/2016
Vetëm pak orë pas denoncimit të dhunës së fëmijës 3 vjeç në emisionin “STOP” është arrestuar administratorja e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani. Arrestimi i saj u bë para pak çastesh nga Drejtoria e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimit Ekonomik. Mbi Shabanin rëndon akuza për “keqtrajtimin e të miturve”, neni 124 pika b e Kodit Penal dhe “shpërdorim detyre”.  Para pak vitesh, Shabani ka qenë bashkëdrejtuese e një emisioni televiziv.
Denoncimi ne”STOP” , ja si u dhunua 3-vjeçari 
Emisioni investigativ “STOP” sjell sot një tjetër rast abuzimi me fëmijët. Bëhet fjalë për një djalë të mitur vetëm 3 vjeç, i cili fatkeqësisht ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike nga administratorja e kopështit, Anjeza Shabani.
Ky incident ka ndodhur në kopështin privat “Diren”në Sauk, Tiranë.
Denoncimi i këtij rasti është bërë nga babai i vogëlushit, i cili i është drejtuar emisionit, për të investiguar dhe për të vërtetuar dyshimet që ai kishte lidhur me dhunën e ushtruar ndaj djalit të tij, dyshime të cilat kishin lindur pas shenjave të dhunës të konstatuara në trupin e vogëlushit.
Përmes kameras së fshehtë “STOP” sjell këtë fenomen që fatkeqësisht ndodh rëndom në vendin tonë.
Pamjet janë ato që flasin vetë…
stop1
Prindërit paguajnë për të marrë mbapsht trajtimin çnjerëzor dhe sjelljen barbare ndaj fëmijëve të tyre.
stop10
Gazetarja: Përse i jeni drejtuar emisionit “STOP”
Prindi: “Duke marrë parasysh shumë raste, edhe dhunën që ka ndodhur në Shkodër, dhunën që po ndodh çdo ditë tek fëmijët e mitur që janë të pambrojtur, unë vendosa t’i drejtohem emisionit tuaj duke patur besim tek ju, për dhunën që mendojmë se po i ushtrohet djalit tonë. Djali na ka ardhur me shenja në shtëpi, kemi konstatuar dhunë. Jemi të bindur se aty ka dhunë dhe prandaj duam ndihmën tuaj. Djali është tek kopshi “Diren”, me Drejtoreshë Anjeza Shabani. Djali im është 3 vjeç.”
stop11
Gazetarja: Si paraqitet gjendja e djalit kur vjen në shtëpi?
Prindi: “Gjendja paraqitet shumë e agravuar. Ai nuk flet, ka vështirësi në të folur dhe ne vetëm nëpërmjet shpjegimeve fizike kemi arritur ta kuptojmë. Ne jemi të bindur që aty ka dhunë.”
stop12
Gazetarja: Ju dyshoni që djali juaj dhunohet?
Prindi: “Unë dyshoj dhe jam i bindur për këtë gjë se djali im dhunohet dhe prandaj kam ardhur të kërkoj ndihmën tuaj që ta faktoj këtë gjë.”
stop7
Babai i vogëlushit sjell edhe disa fotografi të djalit, ku duken qartë shenjat e dhunës në trupin e tij.
stop2
Pas kësaj, stafi i emisionit ka investiguar këtë rast dhe përmes një kamere të fshehtë pasqyron atë se çfarë ndodh në një ditë në këtë kopësht.
stop4
Tmerrin dhe traumën psikologjike që përjetojnë fëmijët dhe dhunën çnjerëzore ndaj 3-vjeçarit të pafajshëm.
stop9
Fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm i këtij lloji që ndodh në Shqipëri, pasi vetëm pak kohë më parë u denoncuan raste të ngjashme dhune, të ushtruara në jetimoren e Shkodrës dhe në atë të Sarandës, ku viktimë ishin sërish fëmijët.
Një fenomen vrastar i shoqërisë tonë, për të cilin duhet të bien ‘kambanat e alarmit’./tvklan.al

Wednesday, June 15, 2016

Pse ishte në burg Baby G kur ishte në Britaninë e Madhe


Pse ishte në burg Baby G kur ishte në Britaninë e Madhe


Këngëtarja Baby G, është njëra nga emrat më të përfolur në mediat shqiptare, pasi gjatë intervistave pretendon se nuk di të flas mirë shqip, por në historinë e saj ka edhe skandale tjera me policinë dhe drejtësinë britanike.
Baby G, emri i së cilës është Gordana Kingji, në maj të viti 2015 kishte sulmuar një oficer policie në Britani, njofton teleskopi.net.
“Gordana Kingji, 19 vjeç, i Ellowes Road, Ulwt Gornal, është dërguar në burg për 16 javë dhe pezullohet për 12 muaj, për sulm ndaj një oficeri policie dhe pengimin e tyre në kryerjen e detyrës në Lower Gornal më 1 maj 2015.
Ajo gjithashtu, duhet të paguajë dëmshpërblim prej £ 50, një shtesë për viktimën prej £ 80 dhe £ 575 shpenzimet gjyqësore”, thuhet në vendimin e gjykatës.
LEXO EDHE  Rovena me pamje seksi edhe në hapjen e një lokali në Prishtinë (foto)
Me të njëjtin vendim gjyqësor është e dënuar edhe motra e saj, Magdena Kingji.
Teleskopi posedon edhe dokumentin e gjendjes civile të familjes Kingji që është me origjinë nga Kukësi, ku dëshmohet se Gordana apo tani Baby G dhe motra e saj, janë personat e dënuar.
Baby G (Gordana) nuk është promovuar vetëm në mediat e Kosovës, për “famën” e saj kishin shkruar edhe mediat britanike, por ato kanë raportuar për sulmin e saj ndaj policit dhe dënimin nga gjykata.
Ajo që të bënë të habitësh edhe më shumë është fakti se Baby G, në klipin e saj luan rolin policës, si duket ajo ishte duke bërë provat e klipit kur sulmoi policin.

Chris Brown do te vij për koncert në Shqipëri ! (Foto)


Chris Brown do te vij për koncert në Shqipëri ! (Foto)



eperi i famshëm amerikan ka surprizuar së fundi me një postim në IG, ku ka publikuar datat e ardhshme të shfaqjeve të tij. Mes një serie koncertesh kryesisht në Spanjë, Chris Brown me sa duket do të kalojë edhe nga Shqipëria.
Ish i dashuri i Rihanna, sipas publikimit zyrtar do të jetë më 8 korrik në Durrës, por deri tani asnjë promo dhe askush nuk ka marrë “përsipër” koncertin e tij. Pra nuk dihet destinacioni i kësaj shfaqje, do të jetë club apo skenë në shesh? Detaje priten të zbulohen…
Chris Brown i cili ka bashkëpunuar dhe me Rita Orën në hitin “Body On Me”, në të shkuarën është parë i shoqëruar dhe me reperin shqiptar Noizy. Mos vallë është ky i fundit mikpritësi?
image