Zajmina Vasjari në hetim nga policia, demtoi pronën e noteres
Këngëtarja Zjamina Vasjari po hetohet në gjendje të lirë, pas denoncimit që ka marrë nga një studio ligjore.
Nga policia e Tiranës bëhet me dije se pas një denoncimi në komisariatin nr.2, të një notereje, kjo e fundit ka pretenduar se Vasjari i ka dëmtuar me dashje pronën. Po sipas këtyre burimeve, Vasjari, akuzohet se ka dëmtuar ambientet e studios ligjore, e cila ndodhej një kat poshtë banesës së saj, pasi ka shpërthyer uji nga rubinetat e çezmës.
“Më datë 19.04.2016 filloi procedimi penal në ngarkim të shtetases Z.V., 28 vjeç banuese në Tiranë. Procedimi ka filluar pasi më datë 19.04.2016, rreth orës 08:00 është konstatuar se në ambientin e marrë me qera nga shtetesja S.P. që shërben si studio ligjore, në adresën Bulevardin Gjergj Fishta, nga apartamenti i shtetases Z. V. ka shpërthyer uji duke dëmtuar studion ligjore që ndodhet në katin e poshtëm.
U kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” e parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal në ngarkim të dyshuarës Z. V.”, citohet në njoftimin e policisë.
Sakaq, materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.news24
No comments:
Post a Comment