Tiranë/ Pitbulli i kafshoi gruan, e “sqaroi” konfliktin me kallash
Një ditë pasi tronditi Tiranën tentativa për eliminimin me kallashnikov të një qeni pitbull “kriminel”, por që për pak sa nuk shkaktoi edhe dy viktima të pafajshme, ngjarja ka nisut të zbardhet plotësisht. Dëshmitarë okularë tregojnë për “ABC News” dinamikën e ngjarjes që ndodhi mesditën e së dielës në rrugën “Sitki Çiço” në zonën e “Brrylit” në Tiranë, ku u plagosën dy persona dhe një qen pitbull u vra me armë zjarri.
Vogëlushi Fatmir Koço, është vetëm tetë vjeç. Ai rrëfen për “ABC News” sesi plumbat i kaluan fare parnë dhe ndoshta një gëzhojë ose një plumb rikoshetë e preku atë në pjesën e kraharorit duke e gërvishur pa pasoja për jetën.
Edhe dy dëshmitarë të tjerë okularë, tregojnë çfarë ndodhi mesditën e së dieles, kur plumbat iu kaluan fare pranë.
Pronari i qenit të vrarë këmbëbgul se pitbulli i tij nuk kishte sulmuar askënd.
Por në bisedë e sipër motra e Vebi Rriollit, 19-vjeçarit të plagosur me një plumb në këmbë që aktualisht ndodhet në spital, rrëfen se qeni kishte sulmuar tre ditë më parë gruan e personit që erdhi dhe vrau kafshën të dielën.
30-vjeçari me iniciale D.L., që dyshohet si autori i kësaj ngjarje dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia.
No comments:
Post a Comment